Shërbimet

Mbështetje për të kuptuar çfarë po përjeton dhe çfarë dëshiron të ndryshosh.

Coaching emocional

Një hapësirë për të folur për ngarkesën e mendimeve, jetën larg shtëpisë dhe sfidat e përditshme. Biseda përqendrohet te përvoja jote dhe hapat që mund të shqyrtosh.

Nuk ka një rrugë të njëjtë për të gjithë. Temat e bisedës nisen nga ajo që ti dëshiron të sjellësh.

Biseda njohëse falas

Një takim i parë në internet për t’u njohur, për të bërë pyetje dhe për të sqaruar çfarë kërkon nga mbështetja.

Është një mundësi për të parë nëse mënyra e punës të përshtatet, pa detyrim për të vazhduar.

Kufijtë e kësaj mbështetjeje

Coaching-u nuk është terapi dhe nuk përfshin diagnostikim apo trajtim të problemeve të shëndetit mendor. Nëse ke nevojë për vlerësim ose trajtim, drejtohu te një profesionist i shëndetit mendor ose te mjeku.

Një fillim i thjeshtë, me ritmin tënd

01

Dërgo kërkesën

Plotëso formularin e kontaktit. Mjafton të tregosh se dëshiron një bisedë njohëse falas.

02

Dakordësojmë takimin

Përdorim kontaktin që lë për të diskutuar mundësinë dhe mënyrën e takimit në internet.

03

Njihemi në bisedë

Flasim për atë që kërkon dhe për mënyrën e mbështetjes. Më pas vendos vetë nëse dëshiron të vazhdosh.

Ka vend për atë që po ndien

Nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh fjalët. Mund ta nisësh aty ku je, me atë që ka më shumë rëndësi për ty sot.

Kur mendimet të rëndojnë

Hapësirë për të shprehur çfarë të shqetëson dhe për të dalluar çfarë kërkon vëmendjen tënde.

Kur shtëpia është larg

Malli, ndryshimet dhe përkatësia mund të sjellin ndjenja të përziera. Përvoja jote nuk ka pse të ngjajë me atë të të tjerëve.

Kur do të flasësh shqip

Të shprehesh në gjuhën tënde mund të të ndihmojë të thuash më qartë atë që ndien, pa kërkuar fjalët në një gjuhë tjetër.

Nuk ke nevojë t’i gjesh të gjitha fjalët sot

Mund ta nisim me një bisedë njohëse falas. Një mundësi për të pyetur, për t’u njohur dhe për të parë nëse kjo është hapësira që kërkon.